Quantcast
Channel: Radio Zeri i Mitrovices
Viewing all 130 articles
Browse latest View live

Muxhahedinët e fundit vijnë në Shqipëri

$
0
0

Dita e premte shënoi dhe zhvendosjen e grupit të fundit të muxhahedinëve nga “Kampi i Lirisë” në Irak, drejt Shqipërisë. Në njoftimin zyrtar, Këshilli kombëtar i Rezistencës së Iranit nuk përcaktoi numrin e saktë të tyre.

Gjatë procesit 5-vjeçar të zhvendosjes, muxhahedinët janë strehuar në vende të ndryshme europiane, duke përfshirë Gjermaninë, Norvegjinë, Britaninë e Madhe, Holandën, Finlandën, Danimarkën, Belgjikën, Italinë dhe Spanjën.

Rreth 2.000 banorë e kanë lënë Irakun që nga fillimi i vitit 2016. Në deklaratën e Këshillit kombëtar të Rezistencës, qëllimi i regjimit iranian nuk është të shohë largimin e anëtarëve të “Kampit të Lirisë”, por sipas tyre, përkundrazi kërkon t’i vrasë apo t’i bëjë ata të dorëzohen, raporton TCH.

Muxhahedinët kërkojnë njëkohësisht drejtësi për 30 mijë të burgosur politikë, masakruar në vitin 1988.

Muxhahedinët kanë qenë të vendosur për dekada të tëra në Irak, nën mbrojtjen e Sadam Husseinit, por pas rrëzimit të regjimit të tij, grupi u mor në mbrojtje të ushtrisë amerikane. Në kohën kur kjo e fundit u largua nga Iraku, lindi nevoja e zhvendosjes së tyre në vende të treta.

Shume vende e refuzuan kërkesën e Departamentit Amerikan të Shtetit për pranimin e muxhahedinëve, për shkak të rrezikshmërisë që ata mund të paraqesin.


Meteori shpërthen sipër Qipros

$
0
0

Zyrtarë të Qipros janë pushtuar me njoftime të qytetarëve se qielli është shndritur përnjëherë dhe se pastaj është dëgjuar një shpërthim shurdhues, transmeton Koha.net.

Policisë i janë paraqitur njerëz të cilët pohojnë të kenë parë një objekt të çuditshëm vezullues në kurorën e maleve Troodos në natën ndërmjet të enjtes dhe të premtes.

Banorë të atij rajoni thonë se në qiell kanë parë një dritë gjelbër-bardhë e pastaj kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm të largët i cili edhe e ka dridhur tokën, njoftojnë medie të huaja .

Jordanis Dimitriadis, zëdhënës i Shërbimit gjeologjik të Qipros ka thënë se nuk është gjetur dëshmi që objekti nga gjithësia atë natë të ketë rënë në Tokë.

Nëse raportet për meteorin mbi Troodosin janë të saktë, Dimitriadis thotë se me siguri ai ka qenë një gur i madh dhe se ai ka shpërthyer lart në qiell e copat e tij janë shpërndarë.

Policë në ndërkohë janë vënë në kërkim të pjesëve eventuale ë të meteorit.

Shënime të agjencisë NASA thonë se 13 mijë e 500 shkëmbinj kozmikë, përfshirë asteroidet dhe kometat e të gjitha formave, gjenden në largësi prej 50 milionë kilometrash nga orbita e Tokës. 30 nga objekte të tilla brenda vitit ia dalin të vijnë deri te Toka, porse ato digjen në atmosferën e saj.

Shumë nga meteorët që bien në Tokë nuk vërehen për shkak se bien në oqeane ose në vise të pabanuara.

Sivjet, megjithatë është parë një meteor duke rënë në Atlantik.

NASA ka njoftuar se ai ka qenë një gur me diametër nga 5 – 7 metra. Ai në muajin shkurt shpërtheu në oqean afër bregdetit të Brazilit.

“Meteorët e kësaj madhësie nuk paraqesin ndonjë problem” , ka thënë astronomi-bloger, Phil Fil Plit . “Po të kishte ndodhur në vendbanim, meteori do të kishte thyer disa dritare deh sigurisht se do t’i kishte frikësuar shumë njerëzit, por nuk mendoj se do të kishte shkaktuar ndonjë dëm më të madh”, ka thënë.

Kurban Bajramit u fal edhe në veri të Mitrovicës

$
0
0

Shumë shqiptarë dhe të tjerë të besimit islam kanë marrë pjesë në faljen e namazit të Kurban Bajramit, në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Si edhe në Bajramin e kaluar, qytetarët kishin improvizuar faljen në ambient të hapur, nën ligjëratën dhe faljen e hoxhës Cena Bala, i cili përcolli mesazhin për paqe dhe dashuri ndaj njëri tjetrit.

Gjatë gjithë kohës së faljes, janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së stacionit veri, si dhe pjesëtarët e KFOR-it.

Në Tiranë u bë falja e Bajramit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

$
0
0

Mijëra besimtarët myslimanë mbajtën ritualin e faljes së Bajramit të Vogël në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Krerët e besimit mysliman kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.

Bajrami i Vogël është ditë që lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim dhe në këtë ditë besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë.

Kryetari i komuniteti mysliman Skënder Bruçaj tha se lutjet janë për të gjithë bashkëkombësit për të rritur mirëkuptimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Bruçaj: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Të nderuar besimtarë. Në një ditë të tillë feste, në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet anembanë, dua t’ju përcjell urimet më të mira: qofshi të gëzuar e në paqe me të gjithë të dashurit e zemrës. Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

Hasi: Me dy Kombëtare ka më pak cilësi

$
0
0

Në marketingun e pamëshirshëm të futbollit të sotëm ndodh thuajse gjithnjë që kur dikush është në kulmin si futbollist apo si trajner përpiqet ta “shesë” veten sa më shtrenjtë. E, megjithatë, ka ndonjë si Besnik Hasi që bën përjashtim. Dhe, në këtë rast, nuk kemi të bëjmë me çështje zgjedhjeje, por me natyrën e tij.

Dikur në fushën e lojës një lider i padiskutueshëm, ndërsa sot një trajner i suksesshëm që gjithnjë e më pak ekspozohet mediatikisht. Ai është ndër ata që ka lënë gjurmë në skuadrat ku ka luajtur dhe në përfaqësuesen shqiptare, shkruan Panorama Sport. Dhe pikërisht për Kombëtaren shqiptare nuk ngurron të thotë se brezi i tij mund të kishte një ekip me cilësi individuale më të mira, por pa dyshim që asokohe futbollistët kuqezi nuk kishin ambicien e këtyre që luajnë sot.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ish-mesfushori i Shqipërisë, sot trajner i Legias së Varshavës, pohon se rasti i Milot Rashicës mund të ishte trajtuar më me kujdes nga pala shqiptare, por gjithsesi nuk e bën me faj De Biazin.

Ai thotë se pati oferta të tjera pasi la Anderlehtin, por serioziteti i drejtuesve dhe projekti i Legias e bindën të zgjidhte klubin nga kryeqyteti polak.

Hasi shprehet se nuk do të donte të ishte në pozitën e futbollistëve të sotëm nga Kosova, të cilët duhet të zgjedhin mes dy përfaqësueseve, por thekson se ndarja në dy skuadra sjell më pak cilësi në secilën prej tyre.

FSHF kërcënon me përjashtim 12 klube të Kategorisë së Parë

$
0
0

FSHF ka lëshuar ultimatumin e fundit për klubet e Kategorisë së Parë, duke bërë të ditur se 12 prej tyre rrezikonin seriozisht të përjashtoheshin nga ky aktivitet me 20 skuadra nëse brenda ditës së mërkurë nuk plotësonin detyrimet.

Institucioni i futbollit ka publikuar listën e klubeve që figurojnë debitore, duke i paralajmëruar se kanë 24 orë kohë për të siguruar shlyerjen e borxheve, në të kundërt nuk do të regjistrohen në aktivitet dhe vendi i tyre do të zihet nga klube të Kategorisë së Dytë.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit

Pas vendimit qarkullues të Komitetit Ekzekutiv të FSHF, për shtyrjen e kampionatit kombëtar të Kategorisë së Parë i planifikuar për të nisur më datë 10 shtator dhe të Kategorisë së Dytë, i planifikuar për të filluar më datë 18 shtator, disa nga klubet kanë nisur të shlyejnë detyrimet e tyre. Vendimi i linte atyre afat që të plotësonin të gjitha detyrimet financiare dhe ato të licencimit deri dje më datë 12 shtator.

FSHF njofton se ka ende klube të cilat nuk kanë shlyer detyrimet financiare dhe nuk kanë plotësuar kriteret e licencimit. Për këtë arsye dhe me kërkesë të tyre, është vendosur që atyre t’ju jepet edhe një mundësi e fundit, deri nesër më datë 14 shtator.

Pas këtij afati, skuadrat që nuk kanë plotësuar kriteret e licencimit, nuk do të përfshihen në short dhe rrjedhimisht nuk do të marrin pjesë në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë. Këto skuadra do të zëvendësohen nga ekipe të Kategorisë së Dytë, në bazë të meritës sportive. Për këtë arsye, po publikojmë edhe listën me ekipet që nuk kanë plotësuar kriteret e licencimit e nuk kanë shlyer detyrimet financiare:

Klubet e futbollit qe nuk kane plotësuar detyrimet financiare dhe kriteret e licencimit deri ne date 13.09.2016 janë:

Kategoria e Parë Gr A

1.KF Adriatiku

2.KF Burreli

3.KS Kastrioti

4.K.F Kamza

5.KF Shenkolli

Kategoria e Parë Gr B

1.KF Bylis

2.KF Pogradeci

3.KF Elbasani

4.KF Shkumbini

5.KF Sopoti

6.KF Turbina

7.FK Dinamo

Tërmeti dridhi Shkupin edhe mbrëmë

$
0
0

Shkupi mbrëmë rreth orës 1.32 u drodh nga një tjetër lëkundje e tokës. Nga stacioni sizmologjik telemetrik në Republikën e Maqedonisë bëjnë të ditur se epiqendra e tërmetit me magnitudë lokale të Rihterit prej 3 ballësh ka qenë në pjesën lindore të rajonit Shkupit.

Dridhja e tokës shkaktoi panik dhe frikë në mesin e qytetarëve, të cilët me të ndjerë dridhjet dolën jashtë banesave të tyre.

Shkupi dhe rrethina në dy ditët e fundit u godit nga një seri tërmetesh prej të cilave më i fuqishmi u regjistrua të dielën në orën 15:10 me magnitudë prej 5,3 ballë sipas Rihterit.

Tërmetet shkaktuan shqetësim te popullata, ndërsa ndihmë mjekësore pas tërmetit deri tani kërkuan më shumë se 100 persona.

PSE SERBËT NUK E VOTOJNË DEMARKACIONIN KOSOVË – MALI ZI ?

$
0
0

Shkruan: Ali Mehmeti, Gjenevë

Është interesante të dihet pse lista serbe refuzon ta votoj demarkacionin. Këtë nuk e shtron si pyetje askush, as qeveria, as opozita. Madje as vet serbet, deputetë në Kuvendin e Kosovës nuk e sqarojnë pozicionin e tyre. Edhe pse, për hir të vërtetës, as që u kërkua ky sqarim nga ata. Pse nuk u kërkua nga partitë në pushtet dhe disa në opozitë, nuk çuditem, ata e kanë të qartë pozicionin e tyre dhe këtë pozicionim nuk duan ta quajnë me emrin e vërtet, sepse do i shpaloste të gjitha gabimet e tyre gjatë negociatave “teknike” me Serbinë dhe do i trazonte shpirtrat e fjetur të disa “kosovarëve” të kënaqur me një flamur të shpifur dhe himn edhe më të shpifur. Pse kjo pyetje nuk u shtrua nga gazetarët, apo pse një qëndrim i tillë nuk u shpjegua nga opozita, është e pakuptueshme (për mua).

Pse pra lista serbe refuzon ta votoj demarkacionin? Mund të bëhen shumë spekulime: ndoshta janë kundër faljes së 8’500 hektarëve tokë Malit Zi, sepse ata e duan Kosovën më shumë sesa gjysma e deputetëve shqiptar; ndoshta vërtet kërkojnë ndonjë favor nga qeveria Mustafa, siç u tha njëherë dhe pastaj u mohua; ndoshta duan ta rrëzojnë qeverinë dhe provokojnë zgjedhje të reja; janë të zemëruar pse nuk janë konsultuar apo pse nuk kanë qenë pjesë e negociatave; janë të interesuar që faktori shqiptar pozitë – opozitë të armiqësohet sa më shumë; duan ta pengojnë liberalizimin e vizave … ???

Për fat të keq nuk është asnjëra nga këto arsyet. Ata nuk do e votonin demarkacionin as në rast t’i faleshin Kosovës 8’500 hektar nga Mali Zi; nuk do e votonin as me plotësimin e çfarëdo kushti nga qeveria Mustafa; edhe më pak kanë arsye ta rrëzojnë qeverinë Mustafa (këtë të njohur të tyre të kahershëm); liberalizimin e vizave do e dëshironin edhe serbët vet, jo për veti – ata nuk kanë nevojë për viza, por që sa më shumë shqiptar të shkojnë në perëndim dhe kur mos të kthehen më. Arsyeja e vërtet është shumë e thjeshtë dhe shumë e thellë. Lista serbe, e dirigjuar nga Beogradi, nuk do e votoj asnjëherë asnjë lloj demarkacioni për kufirin ndërshtetëror me Malin e Zi, sepse ai do ishte votim për pranimin e shtetësisë së Kosovës. Këtë hap lista serbe, respektivisht Serbia, nuk do ta ndërmerr me asnjë kusht, me asnjë presion, me asnjë shantazh. Tani për tani. Ashtu siç nuk i pranoi as targat e veturave të Kosovës me shenjën që paraqet emrin e shtetit. Dhe ky qëndrim do të zgjas gjersa Kosova tregohet e gatshme për koncesione të reja dhe gjersa miqtë tanë ndërkombëtar bëjnë presion vetëm mbi palën më të dobët.

Dhe, kjo është arsyeja e vërtet, pse tani qeveria po bëhet “zemërgjerë” dhe po fillon për herë të parë negociata me opozitën. Sepse i ka humbur shpresat që lista serbe do të votoj në favor të qeverisë. Kurse shpresa e vetme kanë mbetur deputetët e opozitës dhe disa të partive në pushtet, se mund ndonjërin nga ata ta blejnë, ndonjërin ta mashtrojnë apo ndonjërin ta shantazhojnë. Edhe nëse nuk e arrijnë këtë qëllim, s’paku të arsyetohen para ndërkombëtarëve për mos realizimin e premtimit kurse para qytetarëve të Kosovës se opozita është fajtore për mos liberalizimin e vizave.

Por, e gjithë kjo situatë tregon edhe diçka tjetër. Sa naiv janë pushtetarët tanë që ende nuk e kanë kuptuar që lista serbe është aty për të sabotuar çfarëdo përpjekje për konsolidimin e shtetit të Kosovës. Mos të flasim për injorancën dhe servilizmin e tyre. Dhe ndoshta është rasti që të mendojnë edhe njëherë se çfarë do ju sjell asociacioni i komunave serbe? Nëse nuk dinë le të pyesin?
Megjithatë, një fjalë e urtë popullore thotë se çdo e keqe e ka një të mirë. Kësaj radhe një e keqe e parandaloj humbjen e 8’500 hektarëve të tokës së Kosovës.


Kuçi: Ideali i lirisë i bashkoi Fehmi e Xhevë Lladrovcin në përjetësi

$
0
0

Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi bëri sot homazhe tek varret e heronjve të kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci, te Varrezat e Dëshmoreve të Kombit në fshatin Shkabaj.

Në përvjetorin e 18-të të rënies heroike të tyre, Kuçi vlerësoi lart jetën, veprën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Fehmiut dhe Xhevës, duke i cilësuar si model të luftëtarëve për liri.

“Ideali për liri i bëri bashkë në jetë dhe në luftë, ideali i lirisë i bashkoi edhe në përjetësi” theksoi zëvendëskryeministri Kuçi, sipas njoftimit për media.

“Goal”: Labinot Kabashi, 16-vjeçari i Barçës që krahasohet me Iniestan, ftohet nga Kosova

$
0
0

Labinot Kabashi po e shijon jetën – në moshën vetëm 16 vjeçe, mesfushori i ri i Barcelonës është ftuar që të luajë për Kosovën këtë javë. Por shumë fansa të klubit katalan do të pyesin: kush është ky përfaqësues i fundit që po del nga La Masia?

Ueb-faqja më e madhe e sportit në botë, Goal.com, ka botuar një shkrim për Kabashin.

Tregimi për të është shumë interesant. Kabashi ka lindur në Kosovë në vitin 2000 por është larguar nga vendi i tij i shkatërruar nga lufta me familje vetëm dy vjet më vonë për t’i ikur spastrimit etnik të shqiptarëve nga forcat serbe, transmeton Koha.net.

Territori i Kosovës më parë ishte pjesë përbërëse e Jugosllavisë, por që nga viti 2008, Kosova është pavarësuar dhe ka bërë paraqitjen e parë zyrtare në futboll në muajin qershor kundër Ishujve Faroe.

FIFA dha leje speciale për disa futbollistë që ta përfaqësojnë Kosovën, edhe përkundër faktit se të njëjtit kanë luajtur më parë për kombëtare tjera, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka qenë në kërkim të talenteve të rinj që do të mund të luanin për skuadrën e tyre. Dhe ata e gjetën një në La Masia.

“Në fillim mendova se po bënin shaka me mua”, ka thënë Kabashi për “Barca TV” kur u pyet për ftesën që iu bë atij, “por e kuptova se nuk ishte dhe u ndjeva shumë i lumtur. Jam krenar që jam në gjendje të luajë për Kosovën”.

Megjithatë, Kosova është një vend që nuk është njohur ende nga Spanja dhe rruga e mesfushorit shqiptar jo gjithmonë ka qenë e lehtë. I refuzuar nga CE Manresa, më në fund ai ia doli që të bashkohej me klubin tjetër të qytetit të tij, Gimnastic Manresa, ku Pep Guardiola e nisi karrierën e tij rreth 40 vjet më parë. Më pas ai u dërgua në La Masia nga Albert Benaiges në vitin 2010 dhe tani luan për skuadrën B të të rinjve të Barcelonës.

Progresi i tij u pengua më 2014 për shkak të një ndalese nga FIFA, por ia doli të kthehej në aksion vetëm dy muaj më vonë pasi dëshmoi se ai dhe familja e tij kishin jetuar në Spanjë shumë kohë më parë para se të merrej me futboll, transmeton Koha.net.

Burimet nga La Masia thonë se ai ka shkathtësitë e njëjta sportive sikurse të Andres Iniestas së ri dhe ftesa për Kosovën, si rrjedhojë, nuk është aspak befasuese. Në rast se paraqitet në ndeshjen kualifikuese kundër Kroacisë për Kampionatin Botëror, ai nuk do të jetë në gjendje që ta përfaqësojë Spanjën apo Finlandën (nëna e tij është finlandeze) në të ardhmen.

Për Kosovën, rëndësi tani ka ndërtimi i një ekipi për të garuar me skuadrat më të mira evropiane – dhe nuk kishte asnjë mënyrë që ta linin një Iniesta të ri t’iu rrëshqiste nga duart.

Kosova po shpreson të jetë befasia e eliminatoreve

$
0
0

Përfaqësuesja më e re e futbollit në botë po shpreson të jetë befasia e eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, vetëm pak muaj pas anëtarësimit të plotë në FIFA dhe UEFA.

Kosova është pranuar në UEFA më 3 maj të këtij viti, kurse në FIFA dhjetë ditë më vonë dhe shumë shpejt u përfshi në eliminatoret e botërorit që do të mbahet në Rusi pas dy vjetësh, shkruan sot “Koha Ditore”. Me meritë fitoi një pikë pas barazimit me Finlandën (1:1) në Turku gjatë muajit të shkuar, në ndeshjen debutuese ndërkombëtare dhe po synon të bëjë befasi edhe kundër Kroacisë e Ukrainës, duele këto që do t’i zhvillojë gjatë kësaj jave në kuadër të Grupit I.

Megjithatë, seleksionuesi i Kosovës, Albert Bunjaki, insiston se objektivi me real për t’u arritur mbetet Kampionati Evropian i vitit 2020.

Përfaqësuesja e Kosovës luan kundër Kroacisë të enjten në Shqipëri, në qytetin verior Shkodër, pasi nuk ka stadium të pranuar nga UEFA.

Tri ditë më vonë luan në territor neutral ndeshjen si mysafire e Ukrainës. Ky ballafaqim luhet në Poloni, pasi ukrainasit nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur

Ymeri: Nehat Thaçi po mbahet si rob lufte nga regjimi fashist, kriminel, çetnik e terrorist

$
0
0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar qasjen e shtetit të Kosovës në raport me arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi nga shteti serb.

Ymeri thotë se mund të mos jemi më në luftë me Serbinë, “por Drejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, po mbahet porsi një rob lufte në Serbi”.

“Sot, me 5 tetor, janë bërë 16 vjet prej se u rrëzua në Beograd regjimi i Milosheviqit. Mirëpo, projekti serbomadh e mënyrat kriminale të Milosheviqit tash janë bërë më të gjalla në Serbi edhe se kur vetë ai ishte gjallë. As Thaçi, as Mustafa, as Veseli dhe asnjë zyrtar i lartë i institucioneve të shtetit të Kosovës nuk guxojnë t’i quajnë Vuçiqin dhe regjimin e tij ashtu siç ata janë: fashistë, kriminelë, çetnikë, terroristë. Krejt çfarë bënë është se i thanë kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Elmi Reçicës, që të dalë me komunikatë e të thotë që nëse përsëriten këso raste arrestimesh (sic.), atëherë do të ndërpriten bisedimet me Serbinë! Pra, e pranuan që kanë hequr dorë nga lirimi i Nehat Thaçit sepse vetëm përsëritjen e arrestimeve e kanë hall. Dhe, e pranuan që bisedimet me Serbinë janë interes i Serbisë e favor i Kosovës ndaj saj”, ka thënë ndër të tjera, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Ai thotë se polici Nehat Thaçi nuk është as i paraburgosur e as i burgosur politik, “por një shqiptar i rrëmbyer në vitin 2016 i cili po mbahet si një peng lufte në kazamatet e Serbisë”.

“Shekulli XX ende nuk ka përfunduar”, përfundon ai.

Bahtiri: Qeveria të ndërpresë dialogun me Serbinë deri në lirimin e Thaçit

$
0
0

Punëtorët e Administratës komunale të Mitrovicës të prirë nga kryetari Agim Bahtiri, mbajtën një tubim protestues në oborrin e komunës, me ç’rast kërkuan lirimin e menjëhershëm të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi nga Serbia, e cila po e mbanë në burg me akuzën për ‘terrorizëm’.

“Kërkesa jonë është që të bëjmë presion mbi Beogradin, organet shtetërore të Kosovës, por edhe ndërkombëtare, që ta lirojnë drejtorin rajonal të policisë, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë për regjionin e Mitrovicës”, ka thënë Bahtiri, raporton Veriu.info.

I pari i Mitrovicës ka kërkuar nga Qeveria që të ndërpresë dialogun me Serbinë, derisa të lirohet Nehat Thaqi.

“Kërkesa e dytë është se kërkojmë nga qeveria e Kosovës që të ndërpresë dialogun me Serbinë, derisa nuk lirohet drejtori regjional i policisë në Mitrovicë…Sot është vetëm kjo protestë, krejtësisht nga njerëzit që punojnë në Komunë, por nëse nuk ndodhë lirimi i tij, do të bëhet një protestë e fuqishme”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Ndryshe, drejtori i Policisë, Nehat Thaçi, është arrestua më 29 shtator në hyrje të Serbisë nga pika kufitare “Dheu i Bardhë”, pas një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Lartë në Nish të Serbisë, nën akuzën se ka kryer terrorizëm.

Stop dialogut me Serbinë deri në lirimin e Thaçit

$
0
0

Komisioni për Punë të Brendshme është mbledhur për të diskutuar çështjen e arrestimit të drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë Nehat Thaçi, nga Policia e Serbisë.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka bërë thirrje ministres për Dialog, Edita Tahiri, që të ndërpresë të gjitha bisedimet me palën serbe përderisa nuk ndodh lirimi i Thaçit nga paraburgimi, raporton KP.

Musliu po ashtu bëri thirrje që të nxirren nga lista e kërkimeve të gjithë zyrtarët shtetërorë që kanë të bëjnë me vitet 1998-99 pasi që, siç tha, ajo rasti i Nehat Thaçit nuk është rast i izoluar pasi që edhe në raste tjera kanë ndodhur arrestime të ngjashme të shtetasve të Kosovës nga ana e Serbisë.

“Unë konsideroj se nuk ka asnjë vlerë të vazhdojmë bisedimet me Serbinë derisa ndodhin raste të tilla”, tha Musliu.

Në lidhje me këtë arrestim shqetësimin e tyre e kanë shprehur edhe anëtarët e tjerë të komisionit.

Tifozët kroatë mund të shkaktojnë incidente në Shkodër

$
0
0

Spektakli i paralajmëruar nga tifozët e Kosovës në Shkodër, ku, të enjten, do të luhet ndeshja eliminatore Kosovë – Kroaci, mund edhe të prishet. Dhe kjo, jo për fajin e tifozëve të Kosovës, që pritet të jenë shumicë në “Loro Boriqi”, shkruan sot Koha Ditore.

Mediat kroate kanë raportuar të mërkurën se ka indikacione që tifozët kroatë të Hajdukut të Splitit, të njohur me emrin “Torcida”, planifikojnë incidente. Madje, mediat kroate shkruajnë se ata planifikojnë edhe të ndërpresin ndeshjen që do të nisë në orën 20:45.

Në stadiumin e rinovuar në Shkodër do të jenë zyrtarisht 800 tifozë kroatë, por mund të ketë edhe më shumë nëse ata arrijnë të blejnë bileta në të zezën në ditën e ndeshjes.

“Këto nuk janë thashetheme, por informacione që ne i kemi mbledhur nga të disa burime. Pra, kur të kemi konfirmim nga të gjitha anët, ne do t’i dërgojmë në adresë të organizatorëve të ndeshjes. Nuk duam të dalim me detaje, në mënyrë që mos ta vështirësojmë punën e policisë. Nëse secili e kryen punën e vet, atëherë gjithçka do të shkojë në rregull. Ne kemi shitur të gjitha 800 biletat që i kemi pasur në dispozicion. Pra, ne kemi informatë që dikush ka në plan për të bërë trazira. Sa serioze është kjo punë nuk mund ta them, por po punojmë për t’i parandaluar. Bashkëpunimi me policinë është i shkëlqyer, ne do të kemi me vete një numër të madh të policëve civil që do të jenë në Shkodër dhe Finlandë”, ka thënë Miroslav Markoviq, shef i sigurisë në Federatën e Futbollit të Kroacisë.

Në fakt, Federata e Futbollit e Kroacisë ka shumë grupe të tifozëve kroat kundër. Një prej tyre është edhe ai i Hajdukut, Torcida, shkruan sot Koha Ditore.
Tifozët kroat janë të shquar për incidente. Kroacia është dënuar së fundi me 100 mijë euro dhe me dy ndeshje si vendase pa tifozë për shkak të incidenteve të tifozëve. Po ashtu, tifozët e saj në ndeshjen me Çekinë në Evropianin 2016 shkaktuan incidente dhe ndërprenë ndeshjen për pak minuta.

Zhvillimi i ndeshjes Kosovë – Kroaci në Shkodër, është parë po ashtu si shqetësim për kroatët, për shkak të afërsisë gjeografike. Shumë tifozë kroatë, që s’mund të përcjellin përfaqësuesen e tyre në Kroaci për shkak të dënimit, mund të shohin Shkodrën si mundësi për të qenë afër saj apo edhe për ta dëmtuar më shumë.


‘Dardanët’ sot ‘pushtojnë’ Shkodrën

$
0
0

Tifozët e Përfaqësues së Kosovës ‘Dardanët’ tashmë kanë kryer të gjitha përgatitjet e duhura për ndeshjen Kosovë-Kroaci.

‘Dardanët’ pritet të mbushin si asnjëherë më parë stadiumin ‘Loro Boriqi’ të Shkodrës.

Tifozët e përfaqësues sonë, përmes faqes se tyre zyrtare kanë bërë më dije se sot rreth orës 13:00, do të nisen drejt Shkodrës, transmeton kp.

Shkodra në orët e pasdites pritet të vërshohet nga tifozët e Kosovës, të cilët pritet të jenë zë i fuqishëm i djemve të Kosovës në duel me kroatët të cilët favorizohen në këtë ndeshje.

‘Dardanët’ në mënyrë të organizuar nga gjitha qytet e Kosovës do të nisen drejt Shkodrës për të mbështetur përfaqësuesen tonë në njërën ndër ndeshjet më të vështira në kualifikimet e Botërorit të ardhshëm që mbahet në Rusi.

De Biasi kërkon që kuqezinjtë të qëndrojnë me këmbë në tokë

$
0
0

Një ditë para ndeshjes ndaj Lihtenshtajnit, përzgjedhësi i Shqipërisë Gianni De Biasi ka kërkuar nga ekipi i tij që të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të mos nënçmojë kundërshtarët.

Italiani ka thënë se ekipi duhet të jetë të jetë shumë i vëmendshëm për të siguruar fitoren e dytë në Grupin G kualifikues për Botërorin 2018.

“Çdo skuadër ka mundësi të krijojë rreziqe. Ne kemi punuar për të limituar në maksimum rrezikun përballë portës tonë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqendruar dhe të shfrytëzojmë rastet që do të krijojmë gjatë ndeshjes. Duhet të kërkojmë të jemi më të zotët se kundërshtari dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë sepse ndeshjet nuk fitohen pa nisur ende. Skuadra arrin të fitojë kur është e përqendruar dhe kur luan shpejt. Kur jemi në këto parametra atëherë mund të vëmë në vështirësi çdo kundërshtar”, ka thënë De Biasi, transmeton tch.

De Biasi i kënaqur me fitoren ndaj Lihtenshtajnit

$
0
0

Trajneri i kombëtares së Shqiëprisë, Gianni De Biasi është shprehur shumë i kënaqur me tre pikët që ekipi mori në Lihtenshtajn, dhe që tani janë lider të grupit.

Duke folur për mediat pas ndeshjes, trajneri italian u shpreh se ishte një duel i vështirë dhe se ishte i kënaqur me atë që lojtarët dhanë në fushën e lojës, transmeton Koha.net.

“Ishte ndeshje e vështirë, duhet ta luanim në mënyrë të zgjuar dhe me ritmin e duhur dhe besoj se ia dolëm mbanë dhe pse mund të kishim një tjetër rezultat. Duhet ta fitonim me çdo kusht këtë ndeshje dhe duhet të luanim me shumë forca sulmuese dhe besoj se e bëmë diçka të tillë. Ishim sulmues në shumë momente të kësaj sfide dhe shpeshherë u shfaqëm të rrezikshëm. Ku nuk luanim ndërkohë siç e kishim parashikuar ndeshjen, atëherë hasnim vështirësi. Gjithsesi jam i kënaqur me atë që dhanë lojtarët në fushë”, tha De Biasi teksa vlerësoi në veçanti edhe protagonistët që i dhanë fitoren Kombëtares me golat e tyre.

“Jam i lumtur edhe për Hykën që shënoi gol dhe na zhbllokoi ndeshjen. Më bëhet qejfi edhe për Balajn që shënoi dhe ruajti kështu vazhdimësinë e golave. Do doja të kishte shënuar dhe Cikalleshi sepse një sulmues, goli e ndihmon”, shtoi De Biasi.

Ndërkaq, trajneri foli edhe për shanset që ka Shqipëria në këto eliminatore, ndërsa theksoi se kuqezinjtë kanë përballë dy rivalë shumë të fortë

“Sa i përket vendit të parë në grup para Spanjës e Italisë, ndihem si përpara ndeshjes dhe jam i kënaqur për faktin që jemi të parët. Sepse jo shpeshherë ka ndodhur që Shqipëria të jetë e para në eliminatore, por nga anët e mia thuhet që të vdekurit numërohen në fund të betejës. Italia dhe Spanja janë favoritet kryesorë për dy vendet e para, për ne nuk është asnjë ndeshje e favorshme. Të jemi në vend të parë është kënaqësi e madhe, por kemi dy rivalë të fortë. Për Spanjën do fillojmë të flasim nesër”, është shprehur italiani.

Maradona është impresionuar nga Kloppi

$
0
0

Legjenda argjentinase, Diego Maradona, thotë se trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është i preferuari i tij.

Klopp ka kaluar një sezon të suksesshëm në Anfield duke e çuar në dy finale të kupave dhe tani ka nisur një sezon të ri me sukses.

Maradona thotë se është i impresionuar nga filozofia e gjermanit, duke e zgjedhur atë si më të mirin në mesin e trajnerëve.

“Më pëlqen ajo që ai bën. Ai është një tip që më jep vetëbesim – sa ishte te Dortmundi dhe tani në Premier Ligë. Klopp gjithmonë avancon”, ka thënë Maradona për “Marca”, transmeton koha.net.

Ndeshja e radhës e Kloppit me “Të Kuqtë” është të hënën në kryendeshjen ndaj Manchester Unitedit.

Reali “blindon” Balen, vë klauzolë prej 500 milionë eurosh

$
0
0

Gareth Bale raportohet se do të vazhdojë kontratën me Real Madridin deri në fund të sezonit 2021-22.

Sipas “Cadena Ser”, futbollisti do të nënshkruajë kontratë të re gjashtëvjeçare pasi shkëlqeu në sezonet e fundit me klubin madrilen, që prej se u bashkua pas largimit nga Tottenhami më 2013.

Në kontratën e re thuhet se Reali do të përfshijë edhe klauzolën prej 500 milionë eurosh.

Viewing all 130 articles
Browse latest View live